Hovenier në takim lamtumirës me Teodosijen, flasin për lirinë fetare në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar takim lamtumire me kryepeshkopin Teodosije të Kishës Ortodokse Serbe.

Ambasada ka njoftuar se në këtë takim ata kanë diskutuar rëndësinë e lirisë fetare në Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se në takim është folur edhe për nevojën e vazhdueshme që të sigurohet respekt i plotë për trashëgiminë fetare dhe kulturore.

Ambasadori Hovenier tutje ka vlerësuar bashkëpunimin e tyre gjatë mandatit të tij, duke theksuar përkushtimin ndaj promovimit të vlerave të përbashkëta për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe tolerante.

Back to top button