Hovenier për dorëheqjen e 3 serbëve nga Policia e Kosovës: Ndajmë shqetësimin e njëjtë me BE-në


Hovenier për dorëheqjen e 3 serbëve nga Policia e Kosovës: Ndajmë shqetësimin e njëjtë me BE-në

SHBA-ja ndan plotësisht të njëjtat shqetësime sikurse Bashkimi Evropian lidhur me dorëheqjen e 3 pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës. Kështu deklaroi Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Ai tha se SHBA-ja është e përkushtuar për një forcë policore të Kosovës që është multi-etnike.

“Siç kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovës dhe policët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë të lirë nga intimidimi”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

Ambsasadori tha se janë duke e përcjellë këtë situatë nga afër.


Shefi i EULEX-it: I shqetësuar me dorëheqjen e tre policëve serbë

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, po i sheh si shqetësim  me dorëheqjet e tre policëve serbë nga Policia e Kosovës.

Ai tha se këto zhvillime po i ndjekin nga afër dhe tha se përbërja e policisë duhet të jetë përfaqësuese e komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

“Po i shoh me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre serbëve të Kosovës të saporekrutuar, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. EULEX po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe mbrojnë”, tha ai.

Giovanni Pietro Barbano shtoi se anëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes punës të orientuar nga komuniteti.

“Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet e PK-së që synojnë zhvillimin e policimit efektiv, efikas, përfaqësues dhe të përgjegjshëm në fushëveprim më të gjerë”, shkroi ai./21Media

Back to top button