Hovenier për planin evropian: S’ka marrëveshje më të mirë

(Lajm i përditësuar)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se plani i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi “është marrëveshja më e mirë në dispozicion” që do të çojë në njohje të ndërsjellë midis dy vendeve.

Ai tha se gjasat për njohje reciproke tani “nuk janë shumë të mëdha”, për shkak të qëndrimit të Serbisë, por kujtoi se plani i BE-së është i përkohshëm. Ai i bëri komentet në një takim me gazetarë, të mërkurën në Prishtinë.

“Më duhet të jem i qartë, SHBA-ja vlerëson se, në këtë moment, nuk ka marrëveshje më të mirë në dispozicion. Ky është një hap i rëndësishëm përpara”, tha Hovenier.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë pranuar në parim planin e BE-së, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, por angazhimin e palëve që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

11:45 – Hovenier: Takimi i Ohrit, mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe Serbinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, deklaroi sot se takimi i Ohrit është një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe Serbinë për të arritur marrëveshje mbi planin europian për normalizim të marredhënieve. Ai shtoi se marrëveshja synon të shmangë edhe tensionet e mundshme mes dy shteteve në të ardhmen.

Në nje takim me gazetarë, ambasadori Hovenier deklaroi së një marreveshje e mundshme do të sjellë përfitime politike dhe ekonomike për të dy vendet.

Në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Hovenier tha se i kuptojnë disa shqetësime, por ShBA nuk mbështet ndonjë mekanizëm që është kundër kushtetutshmërisë së Kosovës.

I pyetur për rezervat që kanë ndaj planit evropiaj dy partitë më të mëdha opoitare PDK dhe LDK, Hovenier tha se është i bindur që në fund të dy subjektet do të vënë interesin nacional para atij partiak.

Back to top button