Hovenier: ShBA qëndron fuqishëm krah KFOR-it për sigurinë në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është takuar sot me Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.
Hovenier ka thënë se me Ulutas kanë folur për situtën e sigurisë në Kosovë, duke shtuar se SHBA-të qëndrojnë fuqishëm krah KFOR-it.
“Takimi i mirë me Komandantin e KFOR’it, MG Ulutaş. Përsëritëm angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam për sfidat aktuale. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me @NATO_KFOR pasi punon për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.
Good meeting with COM #KFOR MG Ulutaş. Reinforced our shared commitment to security in Kosovo and discussed ongoing challenges. The United States stands strongly with @NATO_KFOR as it works to ensure a safe & secure environment and freedom of movement in Kosovo. pic.twitter.com/kpVofpNgqI
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 23, 2024