VATRA nderon Ambasadorin Hovenier

(Lajm i përditësuar)
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier është nderuar me çmim nga Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA.
“I përulur për të marrë këtë çmim nga VATRA. Një dëshmi e punës së ekipit tim dhe e partneritetit tonë të gjatë me Kosovën ndërsa ajo përparon drejt integrimit rajonal, evropian dhe euroatlantik; rrit një ekonomi të qëndrueshme; & forcon institucionet demokratike”, ka shkruar ambasadori.
Edhe Ambasada e Amerikës në Kosovës ka shkruar për këtë çmimi të cilin e ka marrë Hovenier në emër të ekipit të Ambasadës Amerikane.
“Mori një çmim si mirënjohje për përpjekjet e tij të gjata në mbështetje të paqes dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit. “Këtë çmim e pranoi në emër të ekipit tonë të Ambasadës Amerikane, duke punuar për të forcuar, mbështetur Kosovën”, thuhet në Twitterin Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Hovenier takon Jim Xhemën shprehet i mrekulluar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier ka takuar veprimtarin shqiptaro-amerikan, Jim Xhema.
Hovenier shprehet se është gjë e mrekullueshme të takohesh me Jim Xhemën në eventin e mbrëmjes së sotme, të organizuar nga VATRA.
“Është e mrekullueshme të takohesh me Jim Xhemën në eventin e mbrëmjes së sotme, të organizuar nga VATRA. Angazhimi dhe mbështetja e tij e gjatë për Kosovën janë një demonstrim i prekshëm i lidhjeve tona të ngushta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës”, ka shkruar ambasadori i ShBA-ve, Jeffrey M. Hovenier.

Back to top button