Hovenier uron Ditën e Pavarësisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar popullin e vet me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Ai përmes në Twitter ka thënë se 247 vjet më parë, themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan të drejtat e patjetërsueshme të “jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë.
“Sot, amerikanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin festojnë Ditën e Pavarësisë së kombit tonë. Në këtë ditë 247 vjet më parë, themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan të drejtat e patjetërsueshme të “jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë”. Gëzuar 4 Korrikun!”, ka shkruar Hovenier.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot shënojnë përvjetorin e 247-të të pavarësisë.
Dita e Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara përkujton kalimin e Deklaratës së Pavarësisë nga Kongresi Kontinental më 4 korrik 1776.
Më 2 korrik 1776, Kongresi Kontinental votoi në favor të pavarësisë dhe dy ditë më vonë delegatët nga 13 kolonitë miratuan Deklaratën e Pavarësisë, një dokument historik i hartuar nga Thomas Jefferson.
SHBA-ja në vete mban 50 shtete të Amerikës Qendrore, duke bërë kështu një shtet me ekonominë dhe ushtrinë më të fortë në botë./21Media