Hoxha: E kemi zbuluar pikën e dobët të Ramushit
I pari që ka marrë fjalën në tubimin e Vetëvendosjes në sheshin “Skënderbeu” është Ylli Hoxha.
Hoxha ka folur për kundërkandidatin e VV-së, Ramush Haradinajn, për të cilin ka thënë se pikë të dobët e ka postin e kryeministrit.
Sipas Hoxhës, Haradinaj vazhdimisht është mashtruar, herë nga Thaçi, herë nga Mustafa, e tash nga Veseli.
“Hashim Thaçi me tepih të kuq, Isa Mustafa me LAN, e tash Kadri Veseli me kryeministër”, tha ai./21Media