Hoxha merr mbështetje nga Iowa-s

Michael Rossse tha se angazhimi i Iowas në Kosovë është dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbeten partner strategjik i Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës në ShBA, ka takuar zëvendëssekretarin e shtetit të Iowa-s, Michael Ross me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.

Iowa është shteti me të cilin Kosova është e binjakëzuar, andaj edhe marrëdhëniet me këtë shtet janë të veçanta në shumë fusha, theksoi ministrja Hoxha.

“Iowa është shteti që vendit tonë ia ka ofruar sinqerisht bashkëpunimin e gjerë, prandaj ne do ta shfrytëzojmë që ky bashkëpunim dhe relacion i veçantë të thellohet e begatohet edhe në lëmin e drejtësisë, duke këmbyer përvoja, në lëmin e shtimit të kapaciteteve humane në këtë lëmi, arsimimin ligjor si dhe afirmimin e vlerave të përbashkëta”, theksoi ministrja Hoxha.

Zëvendëssekretari i Shtetit, Michael Ross, vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy shteteve. Ai me këtë rast ka theksuar se angazhimi i Iowas në Kosovë është dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbeten partner strategjik i Kosovës duke filluar që nga proceset që çuan në lirinë dhe pavarësinë e saj dhe duke vazhduar më pastaj me mbështetje për zhvillimin  dhe konsolidim të mëtejshëm shtetëror.

Ministrja Hoxha dhe Z. Ross u dakorduan që bashkëpunimi në lëmin e drejtësisë të thellohet në pajtim me prioritetet e drejtësisë së Kosovës me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit në të gjitha dimensionet e tij.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button