Kaloni te përmbajtja kryesore

Hoxha: Minus i madh për Kosovën mospjesëmarrja në Samitin e NATO-s

Ish-zëvendësministri i Punëve të BrendshmeValdet Hoxha e sheh si shqetësuese mospraninë e Kosovës qoftë në margjinat e Samitit të NATO-s.

Sipas tij në mosftesën për Kosovën ka ndikuar edhe paqëndrueshmëria institucionale në vendin tonë.

“Sigurisht që Mungesa e Kosovës qoftë në margjinat e takimit shumë të rëndësishëm të NATO-s në Ankara është një minus i madh për Republikën për kOosvën sepse nuk është hera e parë që në të marrin pjesë edhe vendet të cilat nuk janë anëtarë sepseorientimi ynë strategjik është anëtarsimi në NATO prandaj s’ka një anëtarsim direkt pa kaluar nëpër faza të përafrimit në këto mekanizma të NATO-s prandaj fakti që edhe në të kaluarën Kosova ka marrë pjesë kemi parasysh presidenten Osmani dhe tami nuk jemi ftuar tregon që ndodshta mungesa e qëndrueshmërisë politike jostabiliteti politik, mungesa e institucioneve të vendit ka bërë që të mos kemi ftesë në këtë samir prandaj këto duhet t’i lexojmë në këtë frymë. “, tha ai për RTV21

Hoxha shtoi se Kosova duhet të punojë që të ketë një qëndrueshmëri institucionale.

“Ndryshe ne duhet të punojmë pa ndalue për të arritur objektivin strategjik anëtarsimin në NATO dhe sigurisht për këtë duhet një qendrushmëri institucionale. Pra duhet t’i thërrasim mendjes sepse zgjedhjet e shpeshta po e dëmtojnë funksionimin normal të shtetit dhe po minojnë ato që kemi arritur deri më tani e po kthehemi hapa mbrapa prandja kjo ëhstë një alarm, pavarësisht që nuk jemi anëtare ne kemi raporte të shkëlqyera me nato prandaj vërtetë është shqetësuese mosprania e Kosovës qoftë në margjina të takimit sepse shumë procese politike diplomatike ndodhin edhe gjatë margjinave”, tha Hoxha për rtv21./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button