Hoxha: Nuk duhet të votohet plani që përcakton 8 vjetët e ardhshme të Prishtinës

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, përmes një konference për media ka kundërshtuar sot tentimin e Komunës së Prishtinës për ta miratuar Planin Zhvillimor Komunal për tetë vjetët e ardhshme.

Hoxha ka thënë se dokumenti i cili po tentohet të kalojë është një prej dy dokumenteve më të rëndësishmë për Prishtinën.

“Qeverisja aktuale po dëshiron që Planin Zhvillimor Komunal, si dokument pararendës i Hartës Zonale, ta kalojë pa diskutime të gjera e të mirorganizuara publike, pa pjesëmarrje, pa transparencë.”, ka thënë Hoxha.

Sipas saj, qeverisja e kujtdo qoftë nesër në Prishtinë, nuk ka asnjë kuptim nëse planin për 8 vjetët e ardhshme të qytetit e bën dikush tjetër në ikje.

“Po e përsëris, ky plan që pritet të hidhet në diskutim publik e vulos “zhvillimin” e Prishtinës për 8 vitet e ardhshme.”, ka thënë deputetja./21Media

Back to top button