Hoxha: Nuk ke mundësi me shërby një akter me kafe pasi që në Kuvend nuk ka byfe

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka qenë sonte e ftuar në emisionin ”Argument Plus”, ku ka diskutuar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, shpenzimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës e deri tek deklarata e bashkëshortit të presidentes Osmani.
Hoxha ka treguar arsyen pse nuk i janë përgjigjur ftesës së PSD-së e cila kishte thirrur protestë kundë shtrenjtimi të energjisë elektrike.

Deputetja e PDK-së ka theksuar se ”nëse ka bllokadë të vazhdueshme të projekteve në energji është bllokada nga opizita Kurti”.

Madje Hoxhaj ka folur edhe për hapësirat e pamjaftueshme në Kuvend, ku sipas saj nuk ka mundësi me shërby dikë me kafe pasi që në Kuvend nuk ka byfe./21Media

Back to top button