Hoxha: Policia gati për zgjedhje

Polica e Kosova është e gatshme për zgjedhjet e sotme parlamentare. Drejtori i Policisë gazmend Hoxha në një lidhje direkte për RTV21 tha se nuk presin incidente të mëdha.
“Policia e Kosovës sot edhe ditëve tjera është shumë mirë ka bërë planifikime me kohen në lidhje me ditën e zgjedhjeve, dita e sotme ka fillu për neve shumë herët në ora 3:00 të mëngjesit policët tanë janë paraqit në detyrë edhe së bashku me komisionin qendror të zgjedhjeve në fakt ekipet e tyre lokale janë shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit nëpër Kosovë deri tash nuk është raportu ndonjë problem dhe incident ka pas disa telashe të vogla që më shumë janë të natyrës teknike që KQZ-ja do duhej të merrej me to, policia e Kosovës ka angazhua rreth 6 mijë e 250 polic në këtë operacion dhe do të kenë orar 12 orësh të punës ,ne presim bashkëpunim shumë të mirë me qytetarët edhe me të gjithë ata që kanë informacione për ndonjë çështje që lidhet me të drejtën e votimit ,sa i përket çështjeve të zgjedhjeve kemi pas telashe serioze sidomos viteve të fundit”, tha Hoxha./21Media