Hoxhaj: Serbia është një Rusi e vogël në Ballkan
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj sonte në ”Argument Plus”, ka folur për situatën në Ukrainë.
Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet t’i ofrojë Ukrainës mbështetje politike dhe dimplomatike ashtu siç ka bërë deri më sot.
Tutje Hoxhaj ka shtuar se edhe Serbia është një Rusi e vogël në Ballkan.
Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian në sanksionimin e presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.
Detaje më specifike mbi sanksionet nga Putinit dhe Lavrovit do të publikohen më vonë sot./21Media