Hoxha tregon se si qëndron situata në veri në ditën e zgjedhjeve

Polica e Kosova është e gatshme për zgjedhjet e sotme parlamentare. Drejtori i Policisë gazmend Hoxha në një lidhje direkte për RTV21 tha se në veri të vendit procesi zgjedhor nuk dallon prej pjesëve të tjera të Kosovës.
“Policia e Kosovës që nga viti 2022 pothuajse ka kontroll të plotë me pjesën veriore të Kosovës edhe në këtë proces zgjedhor nuk dallon prej pjesëve tjera të Kosovës ne kemi patrulla policore kemi njësi të veçanta kemi njësi të hetimeve kemi çdo qendër të votimit policë varësisht ne i vlerësojmë nivelin e rrezikut të çdo qendre dhe mund të kemi nga dy tre zyrtarë policorë mund të kemi patrulla reaguese që janë në afërsi të qendrës së votimit edhe reagojmë varësisht prej informacioneve që vijnë prej situatës por kryesore janë marrë të gjitha masat që procesi të garantohet ashtu siç duhet pjesa veriore ka qenë më e ndjeshme siç e kemi thënë vazhdimisht ne e kemi situatën e qetë atje”, tha Hoxha./21Media