Hoxhaj dënon sulmin terrorist në Abu Dabi

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, sot ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist në Abu Dabi.
Ai përmes një postimi në ‘Twitter’ ka theksur se iu dërgon ngushëllime të gjithë familjarëve të të vrarëve.
”Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të sotëm në Abu Dabi dhe u dërgoj ngushëllimet e mia familjarëve të të vrarëve dhe Sheik Mohamed Bin Zayed. Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Hoxhaj në ‘Twitter’./21Media

Back to top button