Hoxhaj dhe Grubi thirrje diasporës të jap kontributin e vet në regjistrimin civil

 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim sot në Prishtinë, zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Pas takimit, Hoxhaj dhe Grubi njoftuan për temat që kanë diskutuar në një konferencë për media.

Hoxhaj i bëri thirrje diasporës shqiptare që të japin kontributin e tyre në regjistrimin civil në Maqedoni.

Nga ana e tij, Grubi tha se presin përkrahjen e miqve që sa më shumë shqiptar të regjistrohen në regjistrimin civil.

Tutje ai tha se mbledhjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut zhvillohen në dy gjuhë, maqedonase dhe shqipe.

Sipas tij, hjuha shqipe gjuhë zyrtare në Maqedoni është punë e kryer./21Media

Back to top button