Hoxhaj: E dhimbshme të shohësh qytetarët që shtyhen për vaksina

 

 

Enver Hoxhaj, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për tollovin e krijuar para sallës “1 Tetori” për të marrë vaksinat antiCOVID.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se është e dhimbshme të shohësh qytetarët që shtyhen për vaksina.

“Është për keqardhje të shohësh prindërit e gjyshërit tanë në këtë gjendje. Të dëshpëruar për një vaksinë e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë, tani të shtyhen me njëri-tjetrin sepse Qeveria nuk ka ditur të organizoj një proces të thejshtë vaksinimi. Kështu, më shumë ekziston rreziku që ata të infektohen me Covid, sesa mundësia që të vaksinohen. Kjo është pasqyra e një qeverisje pa plan e program. Pa dije e përvojë për të ndihmuar qytetarët e saj. E dhimbshme. Shumë e dhimbshme”, ka shkruar Hoxhaj./21Media

 

 

Back to top button