Hoxhaj e Osmani, diskutojnë për rolin e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore

Ata diskutuan edhe një sërë temash të bashkëpunimit bilateral

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar zëvendëskryeministrin e Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani.

Në këtë takim, zëvendëskryeministrat Hoxhaj dhe Osmani diskutuan për një sërë temash të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, si dhe mbledhjen e parë të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë Veriore, e cila pritet të mbahet në muajin maj.

Hoxhaj ka uruar zëvendëskryeministrin Osmani për votën në parlamentin e Maqedonisë Veriore për Marrëveshjen e Prespës për zgjidhjen e çështjes së emrit, si dhe ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.

Hoxhaj tha se kjo është e arritur e madhe për Maqedoninë Veriore dhe rrugën e saj të integrimit euro-atlantik, por edhe një e arritur për shqiptarët dhe rolin e tyre konstruktiv që kanë treguar gjatë proceseve më të rëndësishme për vendin.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Osmani foli edhe për ndërtimin e aneksit të autostradës nga Shkupi deri në Bllacë, e cila do ta zvogëlojë ndjeshëm kohën e lëvizjes nga njëri shtet në tjetrin./21Media

Back to top button