Hoxhaj: Evropianët nuk e duan Kurtin në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka reaguar pasi në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Londër është ftuar presidentja Vjosa Osmani e jo kryeministri Albin Kurti.

Hoxhaj, përmes një postimi ka shkruar se në këtë Samit ftohen kryeministrat, duke shtuar se kjo tregon se kryeministri Albin Kurti është gjithnjë e më i izoluar në të gjitha ngjarjet e mëdha ndërkombëtare.

“Këtë javë nuk udhëton as për në Londër, meqë nuk është ftuar as në Britani të Madhe. Sot kuptova se, meqë Bashkimi Evropian e bën protokollin e ftesave për këtë Samit, janë evropianët ata që nuk e duan Kurtin në Samit”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”./21Media

Back to top button