Hoxhaj: Jam krenar me votuesit e PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se sonte është një fitore e madhe e qytetarëve të Kosovës, teksa ka shtuar se ndihet krenar me votuesit e PDK-së, me mbeshtetjen.
“Kandidatët shembull të PDK-së në nivel lokal së bashku me vizionin e tyre, përcaktuan mbështetjen e qyetetarëve për PDK-në. Pritjet e qyterarëve janë që PDK si parti e guximshme, e vendimarrjes dhe ndryshimit ta merr përsëri fatin në dorë duke ngritë cilësinë e jetës, të mirëqenies dhe të shërbimit në nivel lokal”, ka shkruar ndër tjera Hoxhaj në Facebook.
Deputeti i PDK-së gjithashtu i ka uruar Komunat ku kanë siguruar fitore.
“Urime Mitrovicë, Ferizaj, Skenderaj, Hani i Elezit! Besoj shumë se do të fitojmë edhe Prizrenin, Drenasin, Shtimen, Malishevën, Dragashin, Klinën dhe Kaçanikun’, ka shkruar Hoxhaj./21Media

Back to top button