Hoxhaj: Me mendje e zemër jemi te Presidenti Hashim Thaçi

 

Ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj, sot me rastin e Ditës së Presidentit e ka kujtuar ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.

”Në pritje të Presidentit”, ka shkruar Hoxha në facebook. Madje, ai ka theksuar se Hashim Thaçi ishte ai që e ka udhëhequr luftën për çlirim e rrugën drejt Pavarësisë.

”Në Ditën e Presidentit me mendje e zemër jemi te Presidenti Hashim Thaçi. Ai që kishte vizion, guxim e veprimtari për Kosovën e mëvetsishme. Presidentin që po i mungon Kosovës më shumë se asnjëherë. Deri në ditën e madhe dhe të pashmangshme të rikthimit në Atdhe, ne do të jemi në pritje të presidentit”, ka shkruar tutje Hoxhaj./21Media

Back to top button