Hoxhaj për zgjedhjet në Mal të Zi: Fitoi versioni serbo-rus

(Lajm i përditësuar)

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar zgjedhjet e djeshme presidenciale në Mal të Zi, për çka ka thënë se me humbjen e ish-presidentit, Milo Gjukanoviq ka fituar versioni i Serbisë së madhe dhe ai i botës ruse.

Në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë të Kuvendit, Hoxhaj tha se ajo çka ka ndodhur në Mal të Zi është një fazë e re e politikës rajonale.

“Ajo çka ka ndodhur në Mal të Zi është një fazë e re e politikës rajonale, ku nuk ka dyshim se ka fituar versioni i Serbisë së madhe dhe botës serbe dhe ruse. Tash pritet të shihet si do të sillet presidenti dhe qeveria e re… Zgjedhjet e djeshme ishin fundi i një ere, një epoke dhe fundi i një bashkëpunimi të cilin ne e kemi pasur me presidentin Gjukanoviq dhe ekipet e tij qeverisëse në mbështetje të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai ka folur edhe sa i përket nisjes së procesit gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, kjo fazë është e dhimbshme për Kosovën, por u shpreh i sigurt se në fund të procesit ish-krerët e UÇK-së do të kthehen fitimtarë nga Haga.

“Kjo është një fazë e re për Kosovën, një fazë e vështirë plot dhimbje, por edhe një fazë e padrejtë të një procesi gjyqësor, në të cilën ne jemi të sigurt se do të përmbyllet me një drejtësi të re. Pasi do të kthehen të gjithë fitimtarë dhe faqebardhë në një proces të tillë. Të gjithë krerët e UÇK-së janë heronj të luftës dhe heronj të paqes”, tha ai.

​Hoxhaj: Ish – krerët e UÇK-së do të kthehen fitimtar

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai tha se kjo fazë është e dhimbshme për Kosovën, por u shpreh i sigurt se në fund të procesit ata do të kthehen fitimtarë në fund.

“Kjo është një fazë e re për Kosovën, plotë dhimbje dhe të padrejtë. Por ne jemi të sigurt se të gjithë ish-krerët e UÇK-së do të kthehen fitimtar”, tha ai.

Hoxhaj në konferencën për medie, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, foli edhe për zgjedhjet e djeshme presidenciale në Mal të Zi.

Back to top button