Hoxhaj: Përpjekja për afrim mes PDK-së dhe LVV-së është e kotë, kemi dallime marramendëse

(Lajm i përditësuar)


Zgjedhjet në Amerikë, Hoxhaj: SHBA do të mbesin përherë partner i shtetit të Kosovës, pavarësisht kush vjen në pushtet

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës në emsionin “Clcik” në RTV21 tha se pavarësisht kush  i fiton zgjedhjet në SHBA, politika amerikane nuk do të ndryshojë në raport me Kosovësn.

“SHBA do të mbesin përherë partner i shtetit të Kosovës (pavarësisht kush vjen në pushtet).., e shoh partneritetin e mes Kosovës dhe SHBA-së përtej një mandatit të një adminstratës. Por cka mund me nodh është se mund të jetë një administratë që mund të jetë në shpërputhje me BE-në , kjo shpërputhje, këto dallime mund të reflektohen në raport edhe me Kosovën, dhe kjo është mënyra se si serbët bëjnë përpjekje ta shtyjnë dialogun me qëllim që të ndryshojnë rrethanat ndërkombëtare, dhe rrethanat e ndryshme do ta dobësojnë edhe më shumë ndërkombëtarisht Kosovën..Nuk ë përjashtoj mundësinë se një Evropë që mund të udhëhiqet nga ekstremi i djathtë mund të jetë një Evropë që do të izolohet , edhe një Evropë sa më shumë e izoluar mund të ketë sa më pak interes që për zgjerim me Ballkan Perëndimor”, tha ai duke shtuar se këto trende bëjnë përpjekje që ta shtyjnë Kosovën në nëj plan kohor 2030 e tutje.

“Unë mendoj që ky ka qenë gabimi strategjik që qellimisht apo pa vetëdije ia ka bërë politikës së Kosovës, ka qenë kohë  ideale që pas luftës në Ukrainë që të kapet ky moment për ta shtyrë një agjentë euroatlaktike të Evropës, në vend të kësaj Kurti ka krijuar tensone në veri , a tensionet në veri Serbia I ka përdorur për ta bindur perëndimin që të ketë një lloj carje mes Kosovës dhe pernëdimit e kjo ka qenë strategji për të blerë kohë”, tha ai.


Hoxhaj: Përpjekja për afrim mes PDK-së dhe LVV-së është e kotë, kemi dallime marramendëse

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj në emisionin “Click” të RTV21 tha se një përpjekje për afrim mes PDK-së dhe LVV-së do të ishte e kotë sepse kemi dallime marramendëse.

“Do të ishte e kotë një përpjekje dhe një afrim i Partisë Demokraitke të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje e sheh politikën, e sheh shtetin e sheh shoqërinë e sheh kulturën i sheh mediat, kemi dallime marramendëse të mëdha”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj: Nëse qytetarët mendojnë që interesi nacional mbrohet me parulla dhe platforma populiste, e kanë gabim

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj në emisionin “Click”, tha se nëse qytetarët mendojnë që interesi nacional mbrohet me parulla dhe platforma populiste une sonte po ju tham se e kanë gabim.

“Nëse qytetarët mendojnë që interesi nacional mbrohet me parulla dhe platforma populiste une sante po ju tham se e kanë gabim. Ne kemi nevojë për një rezort shtetëror dhe një politikë që e permbyllë shtetëndërtimin e Kosovës”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj : Nuk duhet ta zbatojmë Asociacioin pa një ndërlidhje të tij me njohje të Kosovës, e me anëtarsim në NATO

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike  e Kosovës tha se Kosova duhet të ulet me partnerët e saj se si mund ta përmbyll shtetndërtimin e vet.

“Shtetndërtimi ka obligime të brendshme, por edhe obligime të partnerëve tanë në raport me shtetndërtimin e jashtëm të Kosovës, dhe këtu ne duhet të bisedojmë shtruar edhe me amerikanët edhe me evropianët se si mund të duket një rrugë e ecjes tonë përpara”, tha ai.

Kur u pyet se po kërkohet të dërgohet drafti i asociacionit në Kushtetuese.

“Drafti të dërgohet në Kushtetuese dhe mandej fillon procesi i themelimit të Asociacionit, por Serbia të bllokon kudo ndërkombëtarisht, Serbia të krijon telashe në Veri, unë mendoj se ne edhe me partnerët tanë duhet të flasim se si duket harta më e plotë e asaj se cfarë po ndodh në rajon. Nëse BE pas zgjedhje të fundit në BE e shpall të vdekur politikën e zgjerimit nëse në vitet 2025/ 26. 28./30 nuk ndodh asgjë me zgjerimin evropian unë e shoh të pamundur që të ketë një Ballakn me stabil dhe të sigurtë, dhe një Serbi e cila ka një interes që të lëvzise drejt njohjes së Kosovës. Prandaj ne duhet të bisedojmë me partnerët tanë se cilat janë obligimet tona se cilat janë obligimet e partnerëve tanë në raport me shtetndërtimin e Kosovës, por unë mendoj që ne nuk duhet ta zbatojmë themelimin e Asociaciacionit pa një dërlidhje të tij me njohje të Kosovës, me anëtarësim të Kosovës në NATO dhe me një rrugë të qartë të anëtarësimit tonë në BE. “, tha ai.


Hoxhaj: Hapja e dyerve për antarësimin e Kosovës në NATO do të mbyllte konfliktin shqiptaro-serb

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj në emisionin “Click”, tha se vetëm hapja e dyerve për antarësimin e Kosovës në NATO do të mbyllte konfliktin shqiptaro-serb. “

Vetëm hapja e derës së antarësimit të Kosovës në NATO mund t’a mbyllë konfliktin shqiptaro-serb i cili ka pasë luftra, i cili ka pasë dhunë në këto 200 vitet e fundit”, tha Hoxhaj.


Pse Serbia duhet ta njoh Kosovën?, Hoxhaj: Serbia është një vend i pa rëndësishëm në politikën e gjërë Evropiane

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj në emisionin “Click” të RTV21 u pyet se pse duhet Serbia që ta njoh Kosovën ai tha se Serbia është një vend i pa rëndësishëm në politikën e gjërë Ervopiane.

“Së pari Serbia nuk është Rusi as Iran, as Kinë, është një vend i vogël rajonal totalisht i pa rëndësishëm në politikën e gjërë Ervopiane, një vend i rëndësishem në rajon, por nuk është ndonjë vend që e përcakton lojën ndërkombëtare”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj: Ne kemi lënë një dialog të bazuar në parime të qarta

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj në emisionin “Click” të RTV21 tha se ne kemi lënë një dialog të bazuar në parime të qarta.

“Ne e kemi lanë një dialog i cili ka qenë i bazuar në parime të qarta, dhe parimet e qarta të dialogut kanë qenë marrëveshje obligative ligjore, njohje e ndërsjelltë dhe ajo se çfarë ka ndodhë me zotin Kurti është që ai ka pranu një marrëveshje, e cila marrëveshje për ambulën e saj thotë që palët kanë dallime për statusin e Kosovës”, tha Hoxhaj


Hoxhaj: Perëndimorët më shumë i besojnë Serbisë për disa tema të dialogut se sa Kurtit

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj tha në emisionin “Click” në RTV21 se tashmë perendimorët më shumë i besojnë Serbisë në disa tema të dialogut sesa Kurtit.

“Tash perendimorët më shumë i besojnë Serbisë në disa tema të dialogut sesa i besojnë zotit Kurti dhe kjo është një paradigmë e cila në thelb e dëmton interesin nacional të Kosovës”, tha Hoxhaj.


 Anëtarësimi në NATO, Hoxhaj: Ka pasur rrethana të reja, por me një kryeministër që për 4 vjet s’ka asnjë takim në Washington është e pa mundur

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, në emisionin “Click” në RTV21 duke folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO, përmendi shpërthimin e luftës në Ukrainë.

Ai tha se në atë kohë njëra prej pritjeve që kanë pasur amerikanët ishte se nëse Kosova do të pajtohej me ta në raport me situatën në very të vendit në raport me temat e rajonit, do të mund ta merrte partneritetin për paqe brenda një periudhe të shkurtë kohore.

“NATO është një organizatë e cila natyrisht ka vende që se kanë njohur Kosovën, e cila është zgjerim zgjatje e Amerikës, kush ka menduar se Suedia dhe Finlanda mund të anëtarësohen aq shpejt sikur se u anëtarësuan…ka pasur kontest dhe ka kontest të ri, ka rrethana komplet të reja që të ndiqet idelai i anëtarëimit në NATO, por nëse ju keni një kryeministër që për katër vite nuk e ka asnjë takim të vetëm në Washington natyrisht është e pamundur që të pritet që ai ta anëtarësoj Kosovën në NATO.”, tha ai duke shtuar se përtej lojës së Serbisë, Kosova në rrehtana vet ë reja politike do të duhej ta ndjek një ideal  i cili sipas tij është anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Nëse ka një qeveri të përgjegjëshme unë jam isigurt brenda një periudhe kohore 4- 5 viteve mund të përmbyllet anëtarësimi i Kosovës në NATO”, tha ai.


Hoxhaj: Kurti është dashur të vendos kushte për dialogun më 25 shtator të 2023-ës, jo dje

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj në emisionin “Click”, tha se agresioni rus ka ndodhur më 24 shtator të vitit 2023 por atë kohë Kurti është dashur që të vendoste kushte për dialogun dhe jo dje.

“Agresioni serb ka ndodhë më 24 shtator të vitit të kaluar zoti Kurti do të duhet ta kushtëzonte dialogun më 25 shtator të vitit të kaluar dhe jo dje, nëse Ana Bërnabiq ka dërguar letër në tetor të 2023-ës do të duhej t’a kushtëzonte dialogun në tetor të 2023-ës”, tha Hoxhaj.

Tutje ai shtoi se Kurti dje ka shkuar në Bruksel që Brukseli të merr vendim për largimin e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Prandaj edhe komuniki i tij dje ishte më shumë një komunikim për diç tjetër, për ta mbulu dështimin për pritjen që e kishte, ai shkoi në Bruksel, që Brukseli të merr vendim që të ia hek sanksionet Kosovës dhe tema kryesore dje ka qenë kjo, pse nuk u hoqen sanksionet në të cilat është Republika e Kosovës”, shtoi Hoxhaj.


Hoxhaj: Kurti e ka ndërlidhë Asociacionin me antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj në emisionin “Click”, tha se Kurti e ka lidhë asociacionin me antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Ai e ka ndërlidhë asociacionin me antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, për neve asociacioni si temë ka qenë me njohje të ndërsjelltë prandaj edhe gjërat janë të qarta”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj: Ku është  gabuar që  25 vite pas çlirimit kemi një kryeministër antiamerikan e antievropian

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj në emisionin “Click”, tha se duhet të shihet se ku është bërë gabimi që se 25 vite pas çlirimit kemi një kryeministër antiamerikan e antievropian, e antiperëndimor.

“ Ku është gabuar në këto vjet e fundi që ne 25 vjet pas çlirimit 16 vjet, 17 vjet pas Pavarësisë ta kem një kryeministër të cilit nuk i beson Washingtoni, Londra, Brukseli, Berlini, Roma dhe nëse dikush dëshiron të ketë ndonjë argument konkret se sa edhe pse si besojnë Kurtit është letra e famshme e Scholz-it e Macron-it, e cila tregon që nëse ne në të kaluarën ne kemi pasë një situatë politike ku Rusët dhe Kinezët kanë bllokuar antarësimin e Kosovës në OKB”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj: Ne duhet të shkojmë në zgjedhje si subjekte të ndara politike

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike në emsionin “Click” në RTV21 tha se nëse partitë opozitare nuk mbërrin që ta kenë një qartësi se cili është interesi nacional i Kosovës në qershor të 2024, nuk mund të krijohet një platformë e përbashkët opozitare.

Ai tha se interes aktualisht do duhet të ishte një platformë e anëtarësimit në NATO, parandalimi i migrimit i cili sipas tij është masiv.

“ Interes i Kosovës është ne të mos mbesim shpjetësia e fundit e zhvillimit në rajon si kemi mbetur këto katër vitet e fundit. Për këtë unë mendoj se ma nuk ka hapësirë që të ketë koordinim para se të mbahen zgjedhjet , ne duhet të shkojmë në zgjedhje si subjekte të ndara politike, por për këtë duhet të shtrohet pyetja se cila duhet të jetë platforma e partive politike opozitare pas zgjedhjeve meqenëse une e shoh një qeverisje më Kurtin të dëmshme cdo subjket politik që mundet ta bëjë.”, tha ai.


Hoxhaj: PDK-ja është e gatshme që sa më herët të largojë Kurtin nga pushteti

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj në emisionin “Click”, tha se PDK-ja është e gatshme që çdo herë të shkojë në zgjedhje.

“PDK-ja është e gatshme që çdo herë të shkojë në zgjedhje, PDK-ja është e gatshme që sa më herët të largojë Kurtin nga pushteti dhe PDK-ja është e gatshme që më subjektet e tjera në opozitë të rikthejmë Kosovën në binarë”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj: Askush ma nuk i beson përallave të Albin Kurtit

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës në emisionin “Click” në RTV21 tha se pushteti do të duhet t’i kthehet opozitës për ta kthyer vendin në binar.

“Kosova mund të kthehet në binarë vetëm në qeverisje të PDK-së , kërkush ma nuk i beson përrallave të Akbin Kurtit i cili gjatë katër viteve të fundit nuk mabhet mend për një reformë , për një koncept për një progres të vetëm, për një rezultat të vetëm”, tha ai.


Hoxhaj: Qeveria ka bërë përpjekje që t’a kontrollojë sistemin e drejtësisë

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj në emisionin “Click”, tha se Qeveria ka bërë pëprjekje që t’a kontrollojë sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Qeveria ka bërë përpjekje që t’a kontrollojë sistemin e drejtësisë dhe çdo ditë është shfaq që Partia Demokraike e Kosovës ka mbrri që vërtetë t’i fitojë betejat e caktuara në Gjykatë Kushtetuese”, tha Hoxhaj./21Media

Back to top button