Hoxhaj takon Lajçakun, flasin për dialogun

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka takuar Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Hoxhaj përmes një postimi në ”Twitter”, ka thënë se me Lajçak kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për situatën në Ballkan të krijuar pas luftës në Ukrainë.
“Takova mikun tim Miroslav Lajcak në Globsec dhe biseduam për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Ballkan pas luftës në Ukrainë”, ka shkruar Hoxhaj.

Back to top button