Hoxhaj thumbon qeverisjen e VV-së në Prizren

 

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, ka thënë se qeverisja abusive e Vetëvendosjes në Prizren ka bërë që çdo prizrenas të bindet që askush nuk qeverisë më mirë se PDK.

Këtë, ai e ka thënë përmes një statusi të publikuar mëngjesin e sotëm në “Facebook”, ku ka treguar se ka takuar qytetarë të shumtë në Ortakoll të Prizrenit.

“Thellësisht falënderues për besimin e prizrenasve. Rimëkëmbje është adresa më e sigurt për banorët e Ortakollit dhe të çdo lagjeje të Prizrenit. PDK-ja gjithmonë ka punuar që besimin e tyre ta kthejë në punë për të mirën e përgjithshme. Qeverisja abuzive e Vetëvendosjes në Prizren ka bërë që çdo prizrenas të bindet që askush nuk qeverisë më mirë se PDK-ja”./21Media

Back to top button