Hoxhaj ”go*et” Vjosa Osmanin: Nuk përfaqësoi kurrë unitetin e popullit

(Lajm i përditësuar)
Hoxhaj ”go*et” Vjosa Osmanin: Nuk përfaqësoi kurrë unitetin e popullit
Deputeti i PDK-se Enver Hoxhaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se nga fillimi deri në fund të mandatit,Vjosa Osmani ka qenë e njëanshme. Hoxhaj shtoi se qëndrimi që mbajti ndaj Osmanit kur ajo u zgjodh presidente si përfaqësues i PDK, mbetet i njëjtë: sipas tij, nuk ka përfaqësuar unitetin e popullit.
“Kemi kohe ta bëjmë vlerësimin pas përfundimit të mandatit të saj. Ajo ka qenë e njëanshme që nga fillimi i mandatit deri në përfundim. Çfarë i kam thënë Osmanit atë ditë kur u zgjodh president si përfaqësues i PDK-së, atë qëndrim mbaj edhe sot: nuk e ka përfaqësuar unitetin e popullit. Sa i takon bordit të paqes, ku do që Amerika është jashtë Evropës në prioritetet e saj, ne jemi me Amerikën,” tha Hoxhaj.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se Bedri Hamza nuk ka dhënë dorëheqje, dhe se në PDK nuk ka pasur debate për dorëheqje, por për procesin e zgjedhjeve të brendshme të partisë.
“Bedri Hamza nuk ka dhënë dorëheqje, po të ipte, do të ishte publike. Nuk kemi pasur debat në frymën ‘a duhet të dorëhiqet dikush’. Kemi pasur debat se PDK duhet të shkojë në zgjedhje të brendshme”, tha Hoxhaj.
Ai shtoi se prioritet i partisë mbetet kthimi i ish-udhëheqësve, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nga Haga në Kosovë.
“Është më e rëndësishme që Thaçi e Veseli të kthehen në Kosovë, në PDK dhe institucionet, sesa të diskutojmë për temën se kush do të jetë në krye të PDK-së”, tha Hoxhaj duke shtuar se ”kryetar e kemi Bedri Hamzën, i cili e ka mbeshtetjen time”.
Enver Hoxhaj nga PDK-ja, ka deklaruar se emri i Vjosa Osmanit nuk është diskutuar brenda PDK-së dhe se kandidatura e saj për presidente të Kosovës nuk është temë fare në PDK.
“Nuk është me Vjosa Osmani dhe nuk kemi qëndrim. Nuk është temë për neve. Në PDK nuk e kemi diskutuar deri më tani. Sa di unë, Vjosa Osmani nuk ka kërkuar mbështetje prej askujt. Në fund të ditës, është në pozitën e presidentit, nuk është temë në tavolinë dhe fare shqetësim ynë. Nuk jam unë për të bërë analiza; deri më tani nuk ka pasur mbështetje për të qenë kandidat, nuk është temë fare në PDK”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj: Emrat për president do të dalin nga dialogu Kurti-Hamza, zgjidhja duhet në interes të Kosovës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se PDK-ja nuk ka ndonjë emër konkret për president, as mashkull apo femër, dhe se kandidatët do të zgjidhen përmes dialogut mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Bedri Hamza, në takimin e ardhshëm.
“Ne nuk kemi ndonjë emër konkret, as mbiemër, burrë apo grua, të këtij profesioni që reflektuar të jetë kandidat për president. Emrat për kandidat për president do të dalin nga dialogu mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës në takimin e radhës”, tha Hoxhaj.
Ai shtoi se fushata ka përfunduar dhe ballafaqimi opozitë-qeveri do të vazhdojë, por presidenti nuk është subjekt politik. “Presidenti është i të gjithëve dhe duhet të bëjmë një zgjidhje për interes të Kosovës, dhe ajo figurë që zgjidhet nuk duhet të jetë as më afër këtyre, as më afër atyre”, shtoi Hoxhaj.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se takimi i kryetarit të PDK-së Bedri Hamzës me kryeministrin, Albin Kurtin mund të sjell edhe debate, por sipas tij, nëse dikush shkon në qeveri apo në Kuvend nuk është thelbësor, por më e rëndësishme është arritja e një produkti politik.
Ai theksoi se takimi i fundit ka qenë i pari në këtë drejtim, ndërsa paralajmëroi se në takimin e radhës do të shtrohen parime konkrete lidhur me çështjen e presidentit nga kreu i PDK-së, Bedri Hamza.
“Kjo mund të debatohet, por nuk ka rëndësi a shkon njeri në qeveri apo në Kuvend. Më e rëndësishme është produkti politik, ky ishte takimi i parë. Unë besoj që në takimin e radhës Hamza do të shtrojë në tavolinë disa prej parimeve që ne i shohim se çka e nxjerrin në kornizë çështjen e presidentit”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj: S’i kemi propozuar emër Kurtit për president, jemi të gatshëm të diskutojmë kandidatët
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk i ka dërguar asnjë emër për president kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se përgjegjësia për propozimin i takon fituesit të zgjedhjeve.
Sipas Hoxhajt, opozita nuk ka pasur vullnet për të ndërmarrë një iniciativë të tillë, ndërsa PDK-ja ka vetëm 22 deputetë dhe për të proceduar një kandidaturë nevojiten nënshkrime të mjaftueshme.
“PDK nuk i ka shkruar Kurtit me një emër nga kryesia apo nga deputetët. Opozita nuk ka pasur një vullnet të tillë, më së paku sepse PDK i ka vetëm 22 deputetë dhe për ta vendosur një kandidat na duhen nënshkrimet. Kurti i ka fituar zgjedhjet, atij i takon. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë në takime, t’i shohim cilët janë emrat për përfaqësim të Kosovës në një fazë kritike dhe pastaj të shkojmë në Kuvend dhe ta votojmë atë kandidat për president”, ka thënë Hoxhaj.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka zbuluar se në vitin 2021, pas udhëtimit të ish-presidentit Hashim Thaçi drejt Hagës, ka pasur komunikime me Murat Jasharin lidhur me mundësinë e kandidimit për president.
Sipas Hoxhajt, në atë periudhë është diskutuar nëse ndonjë anëtar i familjes Jashari do ta konsideronte veten kandidat për postin e presidentit, por përgjigjja ka qenë negative.
“Kur kam qenë në udhëheqje të PDK-së, kur presidenti Thaçi udhëtoi drejt Hagës, kemi pasur komunikime me Murat Jasharin nëse dikush prej familjes Jashari mund ta llogarisë veten për kandidat për president. Po flas për vitin 2021 dhe në atë kohë përgjigjja ka qenë ‘jo’”, ka deklaruar Hoxhaj.
Hoxhaj: Murat Jashari do të ishte figura ideale për president të vendit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj në “Click” në RTV21 ka deklaruar se ai dhe partia e tij do ta votonin një kandidat si Murat Jashari për president të vendit, nëse do të kishte mbështetje edhe nga partitë e tjera politike.
Hoxhaj e cilësoi Jasharin si figurë ideale për postin e presidentit dhe për përfaqësimin e vendit, por theksoi se deklarata e tij për votën ka qenë vetëm një përgjigje ndaj interesimit të mediave.