Hoyt Brian Yee nis misionin në Tiranë

Ai u takua me krerët shtetror

Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee mbërriti në Tiranë me mision te veçantë, negociimin mes palëve, për të kapërcyer krizën politike në vend.

Takimin e parë, zyrtari i lartë amerikan e pati me kryeministrin Edi Rama. Biseda mes Rames dhe Hoyt Brian Yee zgjati me shumë se që ishte parashikuar. Aktualiteti i nxehte politik dhe zgjedhjet parlamentare, bënë qe ata të diskutonin për rreth 75 minuta.

Më pas, Zv/ndihmes sekretari i Shtetit iu drejtua kryesisë se Kuvendit për t’u takuar me kreun e Kuvendit, njëherësh President i Zgjedhur Ilir Meta. Edhe në këtë takim është diskutuar mbi krizen politike, procesin zgjedhor dhe reformat e ndërmarra nga Kuvendi, kryesisht atë në sistemin e drejtësisë.

E ndërsa Hoyt Brian Yee gjendej në zyrën e Metes, jashtë në Bulevard kreu i opozitës mbante takimin e radhës me mbështetësit ne çadër.

Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit është takuar edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha, me të cilin diskuton mbi qëndrimin e opozitës në raport me situatën politike dhe procesit zgjedhor.

Po ashtu eshte parashikuar edhe nje takim me deputeten demokrate Jozefina Topalli. Takim, i cili do të zhvillohet në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Në axhendën e të dërguarit të Uashingtonit jane përfshirë edhe takime me deputetët demokrate te njohur për qëndrime kritike ndaj lidershipit të partisë lidhur me bojkotin dhe zgjedhjet. Ne selinë diplomatike të SHBA Hojt Brian Ji do te bisedojë me ish-kryeparlamentaren Topalli. Me pas ai do te takohet me Majlinda Bregun e Astrit Patozin.

Back to top button