“Jeni koordinu me Radojiçin”, përplasje mes Gurit e Thaçit në “Click”

Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, dhe ai i LDK-së, Paris Guri, janë përplasur në emisionin “Click” në RTV21.

Guri akuzoi LVV-në se janë koordinuar me terroristin Radojçiq, derisa Thaçi i Vetëvendosjes akuzoi LDK-në se kishte qenë në qeveri me të.

Guri: S’mundeni me fol ju për Radojçiqin, s’keni të drejtë me fol. Mundeni me fol veç për vendndodhjen, se ju e dini, na s’e dimë, se s’jemi koordinu. I kemi dëgju bisedat.

Thaçi: Radojiçi ka qenë në qeveri me juve, me neve ka ikë maleve.

Guri: Me juve është koordinu për ligjin e veteranëve, është koordinu shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari.

Thaçi: Është e vërtetë, nuk ke qenë ti aty.

Guri: Shumë mirë që s’kam qenë aty. Jam krenar që s’kam qenë bashkë me Mimoza Kusarin me u koordinu aty. /21Media

Back to top button