Hulumtuesi i KDI: Zgjedhjet e reja thellojnë krizën, kostoja rreth 9 milionë euro

Zgjedhjet e reja parlamentare do ta rëndojnë buxhetin e shtetit për rreth 9 milionë euro, kanë thënë organizatat e shoqërisë civile dhe kanë paralajmëruar thellim të krizës. Instituti Demokratik i Kosovës tha se vendi mund të shkojë në zgjedhje brenda 60 ditësh nga nisja e procedurës në Kuvend dhe nëse nuk zgjidhet presidenti i ri.
Sipas kushtetutës, zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual që i bie saktësisht më 4 mars. Por Vullnet Bugaqku nga KDI tha për RTV21 se kushtetuta nuk ka paraparë sanksione nëse deputetët nuk e respektojnë këtë afat.
“Pa fillu procedura e zgjedhjes së presidentit s’ka ndonjë pasojë kushtetuese se kur vendi shkon në zgjedhje sepse është edhe një dispozitë tjetër te neni 82 ku specifikohet qartë se nëse Kuvendi brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit te procedurës nuk zgjidhet presidenti atëherë me automatizëm shpërndahet kuvendi dhe shkohet ne zgjedhje te reja ne rrethanat aktuale s’kemi ende fillim të procedurës. Ne rrezikojmë të mos kemi fare fillim të procedurës brenda këtij afati 30 ditor prandaj përderisa s’ka nisje të procedurës s’ka sqarim as në kushtetutë as rregullore se çfarë pasojat ka pas afatit. “Se çka do ndodh nëse shkojmë ne zgjedhje normalisht kjo do jetë kosto sa i përket organizimit do të harxhojmë disa miliona euro por besoj se rezultati pak a shumë do të jetë i njëjtë dhe ne përsëri do kthehemi ne temën e njëjtë bllokadën e njëjtë. Nuk kam shifër të saktë pro mendoj se rreth 9 milionë euro diku 9mund t’i kushtojë Kosovës një proces i ri zgjedhor..”., tha Bugaqku për RTV21./RTV21/21Media