Humb jetën një 24 vjeçare në një aksident në rrugën Drenas – Skenderaj
Një e re 24 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në afërsi të fshatit Polluzhë të Skenderajt, derisa shoferi ka mbetur i lënduar
Lajmin për vdekjen e 24-vjeçares e ka konfirmuar Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, i cili ka thënë se ajo nuk ka arritur t’i mbiejtojë lëndimeve.
“Nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve, përkundër të gjitha masave, një grua e lindur në vitin 2001. Ndërsa një burrë i lindur në vitin 1999 është në gjendje stabile, në observim në QE”, ka thënë Syla.