Kaloni te përmbajtja kryesore

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Një person ka vdekur si pasojë e një zjarri që përfshiu një shtëpi në Gjakovë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi për portalin rtv21.tv se rasti ka ndodhur këtë të shtunë rreth orës 03:30.

“Sot, rreth orës 03:30, kemi pranuar informatë për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore dhe njësia e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë, me ç’rast edhe është lokalizuar zjarri. Gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli”, tha ai.

Tutje, ai shtoi se në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor. Aktualisht janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti”, tha Elezaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button