Humb jetën një person në një aksident në Lipjan
Një person ka humbur jetën sot rreth orës 18:00 në një aksident në Sllovi të Lipjanit. Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se në askident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
“Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës.Vdekjen e viktimës mashkull, E.B, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, tha Ahmeti./21Media