Humb jetën një person në një aksident në magjistalen Suharekë-Rahovec

(Lajm i përditësuar)

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për rtv21.tv se tha se personi që humbi jetën në aksidentin në fshatin Dobërdelan ishte 71 vjeç.

“Lidhur me viktimën e aksidentit, fillimisht është marrë informata se viktima është e moshës 58-vjeçare, ngase nuk kishte dokumente me vete. Pas verifikimit, rezulton se viktima është I.B., 71 vjeç, nga fshati Samadraxh i Suharekës.”, u shpreh ai.


Humb jetën një person në një aksident në magjistalen Suharekë-Rahovec

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Suharekë-Rahovec,  saktësisht në fshatin Dobërdelan.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më datë 12 nëntor 2025, rreth orës 11:25, në fshatin Dobërdelan, në magjistralen që lidh Suharekën me Rahovecin, është raportuar për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion”.

“Si pasojë e këtij aksidenti, shoferi i automjetit, mashkull 58-vjeçar, fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere në automjet, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, tha bytyqi

Ai po ashu njoftoi se menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore përkatëse, ndërsa po punohet në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë çuar deri te ndodhja e aksidentit.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve”, tha Bytyqi./21Media

Back to top button