Humb jetën një person nga zjarri në Malishevë

Një burrë nga fshati Novosellë i Malishevës ka humbur jetën dje rreth orës 01:20 pas asfiksimit.
Viktima ishte dërguar në QKMF pa shenja jete, ku edhe është konstatuar vdekja e tij nga ekipi mjekësor.
Sipas Policisë së Kosovës dyshohet se viktima ka ndërruar jetë nga tymi, pasi që i njëjti kishte shkuar te stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button