Humb jetën një person si pasojë e një aksidenti në Ferizaj
Një person ka humbur jetën si pasojë aksident që ka ndodhur të dielën rreth orës 17:20 në Greme të Ferizajt.
“Greme, Ferizaj / 28.12.2025 – 17:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin kishte humbur kontrollin mbi të dhe ka shkaktuar vet aksident. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri që ka qenë në atë veturë, viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./21Media