Humb jetën një polic në Prishtinë

Një polic ka vdekur sot në Prishtinë. Policia është njoftuar për rastin rreth orës 14:45.
“Kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në rrugën ‘Ahmet Korenica’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor”, ka njoftuar Policia.
Policia ka njoftuar se ka nisur hetim mbi vdekjen, edhe pse thuhet se ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?