Humb jetën një punëtor në një fabrikë në Suharekë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e një personi si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Rreth orës 16:30 të datës 26.09.2025, Policia është njoftuar se një punëtor i fabrikës NewBalkan në Suharekë, me inicialet M.D., është lënduar aksidentalisht gjatë orarit të punës, dyshohet nga një pjesë metalike e një vinçi. I lënduari është transportuar me autoambulancë të QKMF Suharekë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka mbërritur pa shenja jete. Policia ka dalë në vendngjarje, ka siguruar perimetrin dhe njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Bytyqi./21Media