Humb jetën punëtori pasi bie nga ndërtesa në Pejë

Një punëtor kosovar ka humbur jetën në vendin e punës në fshatin Graboc të Pejës, më 09 dhjetor 2025 rreth orës 10:40.

Policia njofton se viktima ishte duke punuar në një shtëpi kur është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 3 metrash, duke pësuar lëndime të rënda që rezultuan fatale.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa hetimet rreth rastit po vazhdojnë.

Fsh. Graboc, Pejë 09.12.2025 – 10:40. Viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metra dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button