Humb një person në Novobërdë, policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e tij

Një 52 vjeçar nga fshati Llabjan i Novobërdës është raportuar i zhdukur nga familja e tij ditën e martë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani tha se pas pranimit të informatës, njësitet policore ë, Njësiti i Hetimeve Rajonale i Drejtorisë Rajonale në Gjilan së bashku edhe me Shoqatën e Kosovës për kërkim-shpëtim janë duke zhvilluar kërkime intensive, për gjetjen e tij.

“Me datën 15.10.2025 nga familjarët kemi pranuar njoftim se, personi Shaban (Sejdi) Isufi, mashkull kosovar, i moshës 52-vjeçare, nga fshati Llabjan i komunës së Novobërdës, që nga data 14.10.2025 është larguar nga shtëpia e tij dhe deri më tani nuk dihet për vendndodhjen e tij. Pas pranimit të informatës, njësitet policore të Stacionit Policor Novobërdë, Njësiti i Hetimeve Rajonale i Drejtorisë Rajonale në Gjilan së bashku edhe me Shoqatën e Kosovës për kërkim-shpëtim janë duke zhvilluar kërkime intensive, me qëllim gjetjen e personit. Me këtë rast u bën thirrje qytetarëve që mund të kenë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës përmes numrit 192, 0385045047095 apo në stacionin më të afërt policor”, tha Osmani. /21Media

Back to top button