Humbën prindërit, historia e katër vëllezërve jetimë të zhytur në varfëri
Jeta i ka sfiduar fort që në vegjëli katër djemtë e familjes Sefe në Sovjan të Korçës
Kanë mbetur jetimë e jetojnë të vetëm në varfëri. Para tre vitesh humbën nënën e tyre ndërkohë një javë më parë humbën dhe babain.
Ora News ishte në banesën e tyre për të sjellë kushtet ekstreme ku jetojnë. Fshati i ka falur një sobë për tu ngrohur në këto ditë të ftohta dimri.
Xhuljo, është më i vogli. Vetëm katër vjeç.
Tashmë ai është amanet tek tre vëllezërit me të rritur, Xhorxhino, Marjo dhe Mateo.
Ndërsa palltoja e vjetër që mban veshur është trashgimia nga babai.
Xhulio i vogel tregon me dore se eshte 4 vjeç: “Unë jetoj vetëm”.
Soba me dru dhe një divan i falur nga fshati i janë ngushëllimi për të ftohtin e këtyre ditëve dimri.
Por magjja dhe dollapi i bukës janë bosh.
Vaktin e ditës ua sjellin banorët e fshatit.
Halla: Kush mundet u sjell.
Pafuqia i bën edhe fëmijët të shpërthejnë në lot.
Kur atë që u ndjen zemra nuk e thonë dot me fjalë. Jo vetëm për varfërinë ekstreme, por edhe për të ardhmen e pasigurtë.
Rasti është i njohur për Shërbimin Social në Korçë. Por përveç konstatimit duket se asgjë nuk është bërë./oranews