Humbi jetën një 50-vjeçar në Drenas, ra në kontakt me rrymën
Një 50 -vjeçar ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike në fshatin Terstenik të Drenasit.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Informata është pranuar rreth orës 20:00, të 22.07.2024, se në fshatin Terstenik të Drenasit, viktima, mashkull, rreth 50 vjeç, ka humbur jetën si pasoj e kontaktit me rrymën. Nga mjeku kujdestar në QKMF, në Drenas është konstatuar se viktima është pa shenja jete”, ka thënë Borovci./21Media