Humbja e Manchester United ia siguron titullin rivalit të përbetuar të qytetit

 

Skuadra e Pep Guardiolas fitoi titullin e tretë të Premier Ligës në katër sezonet e fundit.

Manchester City edhe zyrtarisht është kampion i Premier Ligës angleze, pas “ndihmës” nga rivali i qytetit, Manchester United, përcjell KosovaPress.

Humbja e sotme 2:1 e Manchester United nga Leicester nënkupton që City do të shpallet kampion këtë sezon, pas 35 ndeshjeve.

Ky është titulli i 10-të i Pep Guardiola që nga viti 2016, kur erdhi në krye të Cityt nga Bayern Munih.

City është në garë edhe për titullin e madh të Ligës së Kampionëve, ku në finale të kësaj gare do të përballet me skuadrën angleze Chelsea, skuadër kjo që në dy ndeshjet e fundit e ka mposhtur Cityn.

Back to top button