Hungaria dënon sulmin rus ndaj Ukrainës

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë se shteti hungarez dënon ashpër sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.
“Së bashku me aleatët tanë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ne dënojmë sulmin ushtarak të Rusisë”, tha Orbán, duke vënë në dukje se liderët e BE-së do të mbajnë një samit urgjent për të diskutuar konfliktin këtë mbrëmje.
Orbán tha se qeveria hodhi poshtë propozimet e partive të krahut të majtë, të cilat ai tha se rrezikonin furnizimin me energji dhe gaz të Hungarisë dhe kërcënonin kufizime në faturat e shërbimeve shtëpiake.
“Ajo që ka më shumë rëndësi për ne është siguria e popullit hungarez”, tha më tutje Orban.
Në një video në Facebook, Orbán tha se kjo nënkupton se dërgimi i trupave ose pajisjeve ushtarake në Ukrainë ishte “pa diskutim, megjithëse ne, sigurisht, do të ofrojmë ndihmë humanitare”.
“Rusia këtë mëngjes sulmoi Ukrainën me forcë ushtarake, kështu që bordi operativ për sigurinë kombëtare mbajti një takim”, tha kryeministri./21Media

Back to top button