Hunnam për serialin “Shantaram”: Ishte rrugë e gjatë dhe e mundimshme

Aktori Charlie Hunnam ka thënë se përgatitja për realizimin e serialit të ri “Shantaram” për TV ishte rrugë e gjatë dhe e mundimshme. Ky serial 12 episidësh i Apple TV+, është adaptim nga romani epik i vitit 2005 me po këtë titull, i autorit Gregory David Roberts. Ai bazohet në jetën e autorit.
Rolin kryesor në të e ka Hunnman. Ai për AP ka treguar se është i emocinuar, por edhe i lemerisur për serialin. Ky aktor, i cili po ashtu është producent ekzekutiv i tij, ka thënë se udhëtimi drejt shpierjes së Shantaram në ekranin televiziv ishte shumë i gjatë dhe i mundimshëm. Sipas tij, ky rrugëtim ka filluar para gjashtë vitesh. Para katër vitesh kanë filluar prodhimin e tij dhe më pas ka goditur pandemia e COVID 19, që i ka bërë të kalojnë sfida të mëdha. E tani që seriali ka përfunduar, ai ka thënë ndihet sikur kjo nuk është e vërtetë, se nuk beson se ky udhëtim ka përfunduar.
“Shantaram” paraqet peraonazhin Lin Ford, rolin e të cilit e luan Hunnam. Ai ikë nga burgu në Australi dhe shkon në Bombei. Kur zbret nga një autobus, takohet me një person, i cili e drejton nëpër qytet.
Hunnman për angazhin e tij si producent ekzekutiv ka thënë se është i emocionuar për punën e tij, se është agazhuar në realizimin e këtij seriali se kanë hasur në sfida derisa kanë sjellë atë në ekran, por se tani krenohet me të.
Në serialin Shantaram secili ikë nga diçka, përfshirë këtu edhe Lisën, rolin e së cilës e luan Elektra Kilbey  dhe aktoren Karlka, rolin e të cilës e luan Antonia Desplat. Ato janë banore të Bombay-t të cilat Lin i takon në një bar.
Kilbey për rolin e saj ka thënë se Lisa është një personazh, të cilin e ka ëndërruar që moti. Sipas saj, ajo është impulsive, por e mençur. Lisa është e sinqertë, që dallon nga personazhet tjerë në serial.
Desplat ka thënë se personazhi i saj është interesant, se krijuesi i serialit Stiv ka krijuar personazhe, të cilat kanë mundësinë të kenë moment private ku i rrëfejnë sekretet e tyre audiencës, e ku audienca kupton psikologjinë e tyre. Ajo ka thënë se roli i saj ishte i kënaqshëm dhe atë e ka ëndërruar moti.
Për rolin në serialin Shantaram ka folur edhe aktori Shubham Saraf, i cili ka thënë se i kujtohet kur ka realizuar një skenë kur del nga autobusi. Ai ka thënë se ishin në Chinatown, në Bankok, ku rrugët e ndërtesat ishin tajlandeze. Papritur kanë filluat të bërtasin qindra persona në gjuhën hinduse. Ai ka thënë se është pushtuar i tëri nga emocionet. Ai ka treguar edhe se si është emocionuar nga ajo se si i tërë ekipi kanë transformuar atë vend në Bombay-n e viteve të 80-ta.
Dhe në fund, Charlie Hunnam ka thënë se seriali është xhiruar në Indi, dhe problem ishte se në atë kohë është shfaqur pandemia e COVID-19 dhe e kishin të pamundur të udhëtonin deri atje, kështu që ishin të nervozuar që njëri prej personazheve nuk do të mund të paraqitej, e më pas për fat ia kanë dalë ta realizojnë, këtë pasi që kanë kaluar një kohë në Indi.
Episodi i parë i serialit “Shantaram” do të debutohet me 14 tetor në Apple TV+./21Media

Back to top button