Kaloni te përmbajtja kryesore

Hyjnë në përdorim beretat për njësitë e FSK-së

Nga sot hyjnë në përdorim beretat për njësitë e FSK-së, kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga FSK-ja.

Pas dekretimit të beretave nga Presidentja e Republikës së Kosovës, sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në prani të Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari si dhe oficerëve të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një ceremoni solemne u bë shpërndarja e tyre.

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së uruan pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për beretat e reja, që do hynë në përdorim që nga sot dhe do kenë ngjyra të ndryshme që simbolizojnë njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button