Kaloni te përmbajtja kryesore

Hyn ilegalisht nga Serbia, i sekuestrohet një radiolidhje në Leposaviq

Policia e Kosovës njofton se në Leposaviq është ndaluar një person pasi që dyshohet se është futur ilegalisht nga Serbia në Kosovë. Gjatë kontrollit të automjetit me targa ilegale, te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje.

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Jellakse, Leposaviq 12.12.2024, 22:00. Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet me targa lokale me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button