Hynë në fuqi vendimi, taksë 100% për mallrat që vijnë në Kosovë përmes Serbisë

Sipas ministrit Shala, pavarësisht vendit të origjinës mallrat nuk do të mund të hyjnë pa iu nënshtruar taksës

Sot hynë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës me zgjerimin e produkteve ndaj të cilave do të aplikohet taksa 100%.

Qeveria mori këtë vendim më 28 dhjetor, ndërsa njoftuan se ky vendim hynë në fuqi më 1 janar. Në këtë listë janë shtuar edhe produktet me origjinë ndërkombëtare, të cilat vijnë në Kosovë përmes Serbisë.

Sipas Ministrit të Tregtisë, Endrit Shala, mallrat nuk do të mund të hyjnë pa iu nënshtruar taksës 100 përqind, pavarësisht vendit të origjinës.

Kjo është lista e brendeve ndërkombëtare ndaj të cilave do të aplikohet taksa prej 100%.

Brendet që do t’i nënshtrohen taksës 100 % në bazë të vendimit janë Coca Cola,  Ytong-blloka, Rouch-Bravo, Henkel-Persil, Dukat, Tuborg, Gorenje, Meggle, Jaffa, pije jo alkoolike.

Back to top button