Kaloni te përmbajtja kryesore

Hyseni: 16 shkurti data më optimale për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme

Presidentja Vjosa Osmani ka filluar konsultat me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme.

Ndonëse, kryetari i VV-së Albin Kurti nuk ishte i pranishëm në takimin e djeshëm tek presidentja me liderët e partive politike, në Vetëvendosje thonë se data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve do të ishte 16 shkurti.

Sipas deputetit të këtij subjekti politik, Driton Hyseni në muajin shkurt do të ishin kushtet më të mira atmosferike për mbajtjen e zgjedhjeve.

”Konsideroj që sa më afër pranverës ne do të kemi kushte më të mira atmosferike dhe data e fundit që e parasheh ligji që të kemi proces zgjedhor 16 shkurti do jet data me optimale duke marre per baze edhe ate historikun e kushteve atmosferike që janë në Kosovë pra per ta evituar periduhen e janarit por duke evituar edhe periudhen e festave te fundit vitit mos te jemi te ngakruar me fushta zgjedhore dhe mos ti lem rehat qytetaret ta festojen vitin e ri apo edhe festat tjera te fund vitit”, tha Hyseni për RTV21.

Ai tutje tha se VV është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhje ”Normalisht pa ndonjë preferencë koalicinoesh për arsye që mendojmë se me një mandat të plotë qeverisës që po e realizojmë ne dalim ballëhapur para qytetarëve”./RTV21/21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button