Hyseni e thotë me bindje: Në mandatin tonë qytetari do të ketë sigurim shëndetësor

(Lajm i përditësuar)
Hyseni e thotë me bindje: Në mandatin tonë qytetari do të ketë sigurim shëndetësor
Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni premtoi në emisionin “Click” në RTV21 tha se nëse vijnënë pushtet do të bëjnë sigurimet shëndetësore.
“Në mandatin tonë qytetari do të ketë sigurim shëndetësor, pikë”, tha ai.
Politikat e LDK-së për ndaljen e ikjes së mjekëve, premtojnë punësim dhe mundësi specializmi
Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni në emisionin “Click” në RTV21 tha se faktor tjetër që po ndikon në ikjen e mjekëve nga Kosova përveç pagës është edhe atmosfera tokësike dhe jomiqësore në punë.
Ai tregoi se LDK-ja ka në planprogram që brenda 6 muajve të diplomimit të mjekëve të rinj do të iu sigurohet puna.
“ dhe brenda dy vitesh sigurohet specializmi me financim nga shteti”, tha Hyseni.
“Nuk patën guxim “, Hyseni thotë se MSH-ja iu ka ikur përgjegjësive direkte
Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni në emisionin “Click” në RTV21 tha se masat e BE-së ndaj Kosovës kanë pasur efekt negative në shëndetësi.
Ai kritikoi Ministrinë e Shëndetësisë se nuk Iika bërë politikat e duhuara
“Iu ka ikë përgjegjësive direkte për të cilat ministria është e thirrur t’i bëjë, kjo ka ndodh ndodhsta që nuk ka pasur guxim.”, tha ai.
Hyseni shtoi se janë bërë punë të vogla duke iu atribuuar renovimeve nëpër spitale, madje ai tha se këto janë bërë edhe me ndihmën nga fondacione të ndryshme.
Ai kritikoi se pushteti nuk janë marrë me problem substanciale.
Hyseni i LDK-së i përgjigjet Kurtit: Garojmë për vendin e parë, do ta marrësh faturën për atë që bën
Kandidati për deputet nga LDK-ja, Ekrem Hyseni në emisionin “Click” në RTV21 bëri një vlerësim se në cilat komuna ky subjet politik qëndron më mirë.
“ Ne në Prishtinë jam shumë i sigurtë që jemi shumë mirë, në Podujevë jemi të parët pa asnjë diskutim, në Obiliq jemi shumë mirë, Fushë Kosovë, Viti, Gjilan, Suharekë, Shtime, Istog e padiskutueshme…kemi një frymë një atmosferë për të cilën ne sot garën e kem për fitore dhe vetëm për fitore”,tha Hyseni.
Ai komentoi deklaratën e kryeministrit aktual, Albin Kurti i cili ka thënë se partitë tjera përveç Vetëvendosjes po garojnë për vend të dytë dhe të tretë,
“Ne synojmë vetëm vendin e parë, ajo për fitore jemi në garë, ajo që thotë kryeminsitri është vetëm një prej shumë deklarimeve të tij të cilat nuk janë të nivelit të një burrështetasi dhe vërtetë mendoj se kjo është shqetësuese, por secili e merr faturën për ato që bën”, tha Hyseni./21Media