Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për stadiumin e këtij qyteti.
Ai tha se shumë shpejt do të nisin punimet dhe sipas tij, do të fillojë një epokë e re për sportin në Gjilan.
“Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi meritu prej kohësh. Shpejt, shumë shpejt… shihemi në stadiumin e ri”, shkroi Hyseni.